E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali kërkon anësorin e Getafes, Leon



Anësori i klubit spanjoll Getafe, Pedro Leon, është duke u parë si një prej opsioneve më të nxehta të transferimeve në Spanjë.

Leon është objektiv i Milanit, teksa "La Sexta" shkruan se Real Madrid po ashtu është duke përgatitur ofertë të vlefshme 10 milionë euro për mesfushorin e krahut të djathtë.

Gazeta shkruan edhe se përfaqësuesit e Leon kanë qenë në Madrid gjatë javës së kaluar për bisedime. Sevilla thuhet të jetë po ashtu e interesuar për Leon si zëvendësin potencial për Jesus Navas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›