Ndryshimet në Kod, Komisioni në “grahmat” e fundit!

Ende nuk dihet nëse palët do të arrijnë të gjejnë një kompromis të minutave të fundit, ndërsa në mbledhjen e mbrëmshme, mazhoranca dhe opozita kanë miratuar ndryshime të tjera në Kod, si kapitujt për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje, kuotat gjinore, fushata në media, financimi i partive, etj.
Palët i kanë kaluar me problem këto çështje, ndërsa pezull mbetet ende mënyra rikompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku një ditë më parë, kryeministri Berisha paralajmëroi se nuk do të pranohet që kryetari i KQZ-së, që është anëtari i shtatë, të propozohet nga një institucion i pavarur ashtu sikurse ka kërkuar opozita. Ndërkohë, sot pritet të miratohen me kompromis kapitulli i ankimimeve si dhe rekomandimet e ODIHR-it për numërimin elektronik.
Nëse palët nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të përmbyllur sot të gjitha ndryshimet, atëherë Parlamenti do të vendosë në seancën e së enjtes për shtyrjen e afatit të punës së komisionit të posaçëm. /Start/
2012-05-15 09:40