E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani var "vrasësin e shkencëtarit"

IRAN- 24 vjeçari Majid Jamali Fashi është varur sot, pasi akuzohej për vrasjen e një shkencëtari bërthamor në vitin 2010.

Mediat iraniane të cilat bënë me dije lajmin thanë se 24-vjecari, mori dënimin kapital për vrasjen e profesorit Massoud Ali Mohammady duke shpërthyer në distancë një bombë të vendosur jashtë shtëpisë së tij në janar të vitit 2010. Ndërkohë, 24-vjecari u akuzua gjithashtu se kishte qenë një spiun i shërbimit izraelit të inteligjencës.

Pas atentatit, Irani akuzoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara se u përpoqën të dëmtonin programin e tij bërthamor, si dhe për vrasjen e të paktën 4 shkencëtarëve të tij bërthamorë që nga viti 2010.

Dy vendet besojnë se Irani po përpiqet të pajiset me teknologji për ndërtimin e armëve bërthamore, gjë që Teherani e mohon. Vendi islamik thotë se po pasuron uranium për qëllime paqësore.

Fashi, i cili u gjykua dhe dënua në gusht të vitit 2011, u shfaq në televizionin iranian në janar ku rrefeu për vrasjen e profesorit. Burimet e opozitës në Iran kanë akuzuar qeverinë për vrasjen e Profesor Mohammadi, sepse ai ishte një nga mbështetësit e tyre.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›