E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kandidatët për kreun e re: Fressh prezantojnë platformën

DURRËS- Gara për zgjedhjen e kreut eruosocialist në Shqipëri është zhvendosur edhe në qytetin e Durrësit. Pas Fierit dhe Mallakastrës të rinjtë janë ndalur në qytetin bregdetar, ku 6 kandidatët prezantuan platformat e tyre. 

Debatet dhe replikat mes tyre kanë nxjerrë në pah dallimet e platformave të kandidatëve në prani edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryesocalisti ka ndjekur takimin në radhët e publikut, ndërsa nuk ka patur një fjalim të tij. 

Elisa Spiropali, e cila është koordinatorja në detyrë, Artur Micko, Erlis Hoxha, Joleza Koka, Juxhin Çela dhe Maria Myridinas janë kandidatët e përzgjedhur për të qenë pretendentë për këtë post.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›