Prifti: Paqe me Metën, opozita mocion mosbesimi Berishës
TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti i ftuar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në News 24 komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend. Ai deklaroi se e priste një takim mes Ramës e Metës, ndërsa tha se nga ky takim më i fituar është kreu i LSI-së.
“S’jam befasuar e dija që do ndodhte ky takim. Një ditë më mbrapa mora vesh çfarë është diskutuar në takimin e tyre. Do ta quaja një takim normal, çdo gjë ndodh, vijnë kohërat kur edhe armiqtë më të mëdhenj ulen bashkë për të parë drejt së ardhmes. Nga ky takim Meta ka fituar më shumë, Rama humb besueshmëri në elektorat, humb kauzën e 21 janarit, që e bëri si revoltë ndaj korrupsionit të qeverisë”, tha ai.
Sipas Priftit, Rama ka shkuar në takim me Metën me qëllim që PS të marrë pushtetin në vitin 2013’, ndërsa shtoi se edhe Meta ka si qëllim të marrë votat e majta duke dhënë sinjalin se po shkon majtas.
“Rama në takim me Metën që të fillojë një lloj ndryshimi, që të kthejë opozitën në pushtet në vitin 2013’. Ndërsa Meta është politikan me zgjuarsi të madhe, e ka kuptuar se ku qëndrojnë votat. Ai e di që në zgjedhjet e 2013’ nuk merr më vota të majta. Duke dhënë sinjale që po shkon majtas ai ruan votat e tij, po jep edhe sinjalin që do jetë prapë në pushtet”, shtoi Prifti.
Duke folur për këtë takim, Prifti shtoi se ai është bërë shkas për krisjen e koalicionit PD-LSI, ndërsa shtoi se mes Berishës e Metës nuk ka komunikim.
“Meta në këtë rast ka treguar një lloj mungese respekti për partinë në qeveri. Ka një nervozizëm mes PD dhe LSI. Ka shqetësim të madh në të dy krahët për koalicionin PD-LSI, Berisha e Meta kanë pezulluar komunikimet, cojnë sekserë tek njëri-tjetri për mesazhe, ka krisje. Është serioze”, rrëfen Prifti.
TAKIMI RAMA-META, PRIFTI: UNË JAM OPOZITAR
Duke komentuar takimin e shumëpërfolur mes kreut të PS Edi Rama dhe kreut të LSI Ilir Meta, Prifti theksoi e ai është deputet opozitar, por kjo nuk nënkupton se e sheh veten tek liderët e saj.
“E para nuk kam goditur askënd për llogari të tjetrit, kam bërë llogarite e mija, në kohën pozitive kur kam menduar për ti bërë. Unë tani jam deputet i opozitës dhe nuk e shoh opozitën të lidhur me liderë të forcave politike që janë në opozitë, ose me Ramën apo dhe Metën. Jam në opozitë dhe kam një axhendë përfundimatare për të zbatuar në parlament.Unë jam deputet opozitar dhe jam dhe i majtë në brumosjen e time politike, nuk kam simpati absolute, por i kam të gjitha mundëesitë që brenda kunadrit opozitar të kontribuoj”,- theksoi Prifti.
PRIFTI: PAQE ME METËN, POR S’JAM I SIGURTË
Deputeti Prifti bëri publike për herë të parë faktin se pas procesit dhe dhënies së vendimit të video-përgjimit Meta-Prifti, nuk është takuar, por ka kontaktuar me Metën, duke shtuar se është në një fazë paqeje me të.
“Le të themi se dhe me Metën kam pasur komunikim, jo takim. Kemi vendosur që të shohim përpara, jo prapa. Është paqe dhe mbetet për tu parë. Unë flas me siguri që është paqe, por Iliri është shumë i vështirë për tu kuptuar dhe besuar sepse atij i ndodhin ndryshime të cuditshme në momentet të caktuar. Për atë s’jam i sigurtë”, u shpreh Prifti.
“Ne i kemi kthyer sytë nga e ardhmja, ka ndodh ajo cfarë ka ndodhur. Nga c’munda të bëj e pashë se isha i dobët se sistemi i drejtësisë nuk funskionon dhe bëra llogaritë e mija që nuk mund ti bie murit në kokë”,- shtoi Prifti.
VIDEO-PËRGJIMI, PRIFTI: S'JAM PENDUAR, POR S'MUND TI BIE MURIT ME KOKˠ
Prifti u shpreh se nuk është penduar për video-përgjimin, por deklaroi se ajo ka dëmtuar imazhin e tij pasi ka krijuar psikozën se të gjtihë mund të përgjohen nga ai.
“E para nuk jam penduar, se jam njeri i pjekur dhe i analizoj gjërat. Pendimi dhe keqardhja është gjë tjetër. Ndjej një lloj keqardhje se u krijua një psikozë që Dritani përgjon, normalisht ka kosto tek një politikan. Mendoj se i kam dhënë një shembull drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit që se ka bëë kush në 22 vite. Dhe do e mbajnë mend gjatë”,- tha Prifti.
PRIFTI: MOCION MOSBESIMI PËR BERISHËN PARA ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
Deputeti Prifti zbuloi për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’një skenar të mundshëm që po organizohet dhe që pritet të kërkojë mocion mosbesimi për qeverinë Berisha.
“Meta ka nuhatje politike, jo sa Berisha por në liderët e majtë them se është më i miri. Them se ka disa cilësi, por ka bërë gabime që e kanë njollosur, por nuk mund t’ja mohoj cilësitë. Ka matje politike dhe pragmatizëm politik se po vijnë zgjedhjet. Planet kanë filluar për mocion mosbesimi, para zgjedhjes së presidentit, por nuk e di që LSI do jetë pjesë. Ka filluar të bëhet lobing në parlament në mocion mosbesimi. Unë jam opozitar”,- deklaroi Prifti duke nënkuptuar se si i tillë do të votojë në një mocion te mundshem kundër qeverisë.
KOALICIONET, PRIFTI: META NË 2013 MAJTAS
Deputeti Prifti vlerëosn se kreu i LSI-së në zgjedhjet e 2013 do të reshtohet majtas, pasi duhet të sigurojë votat.
“Unë e njoh Metën dhe mendoj se lëvizjet e tij janë reale. Sa më shumë të afrohen zgjedhjet e 2013 ai do një aleancë të majtë se kështu u dalin votat se me Berishën i përgjysmohen votat. Nuk besoj se Meta do jetë në një pol me zotin Topi. Mendoj se nuk do të futen në një koalicion laraman, pa një identitet të qartë”,- deklaroi Prifti.
PRESIDENTI, PRIFTI: VOTËN NUK E SHES, ZGJEDH INDIVIDIN, JO PARTINË
Prifti komentoi edhe deklaratat e bëra sot nga lideri i PS-së Rama, i cili deklaroi sot se është tentuar të blihet vota e dy deputetëve të PS nga ana e PD për presidentin e ri të vendit.
Për Priftin, deklarata, “është serioze dhe e rëndë. Deputetët e PS duhet të flasin kush u ka bërë ofertën. Nëse kjo ndodh do të jetë goditje për imazhin e institucioneve tona. Po të jetë e vërtetë do jetë skandaloze. Kjo duhet shoqëruar me kallëzim ndaj njerëzve që e kanë bërë”.
Dritan Prifti deklaroi më tej se ai nuk do të bëhet kurrë pjesë e këtyre skenarëve me shitjen e votave, pasi udhëhiqet nga parimi për të zgjedhur kandidatin konsensual, qoftë ai nga PS apo nga PD. Prifti tha se ai do të zgjedhë për president një njeri që e meriton.
“Unë nuk e shes votën time për presidentin. Nëse arrihet në këtë nivel, ka ardhur fundi. Unë do votoj. Do dëshiroja president konsensual, zgjedhja e të cilit do t’i bënte nder këtij vendi. Këtë gjë të bëjmë patjetër. Kështu i heqim vetes njollën jo u shit jo nuk u shit vota. Pozicioni im varet nga kandidati. S’e kam problem të jem vota e 71 e PD nëse kandidati garanton pavarësinë e institucioneve. Nëse do të jetë e nevojshme s’kam komplekse, do votoj kandidatin më të mirë”, deklaroi më tej deputeti Prifti.
INTERKONJEKSIONI, PRIFTI: SKANDAL I PANEVOJSHËM
Deputeti Prifti duke iu referuar cështjes për interkonjeksionin vlerëoi se ai ishte skandal i panevojshëm, pasi futi shtetin shqiptar në gjendje të vështirë me Gjermaninë, ndërkohë që banka gjermane pezulloi financimet që varionin rreth 1 miliardë euro për vendin tonë. Ndërkohë, sa i takon CEZ, ish- ministri i Ekonomisë tha se privatizimi i tij përkeqësoi situatën.
GJYQI. PRIFTI: SI BËRA NDER METËS, NUK I KAM BËRË ASKUJT
Duke sqaruar cështjen se gjyqit ndaj tij dhe ish- vartësit Leonard Beqiraj, Prifti sqaroi se ekperti amerikan ka zbuluar videon që ndodhej tek ajo me Metën, por nuk i është bërë asnjë ekpertizë videos Prifti-Beqiraj.
“Edi Rama ka thënë se nuk ka bir k.... që thotë se kam futur ndonjë gjë në xhep, ndaj unë them nuk ka njeri që thotë se i kam bërë dikujt favorozim kur nuk ja kam bërë Ilir Metës që e kisha shef. Kur nuk ja bëra Ilir Metës nuk ka shanse t’ja bëj dikujt tjetër. Kam rrugë të gjatë në polikë. Ku do të përfundojë, varet nga gjyqtarët”,- sqaroi Prifti.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)