E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti: E prisja takimin Rama-Meta, krisje mes PD-LSI

TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti i ftuar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në News 24 komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend. Ai deklaroi se e priste një takim mes Ramës e Metës, ndërsa tha se nga ky takim më i fituar është kreu i LSI-së.

“S’jam befasuar e dija që do ndodhte ky takim. Një ditë më mbrapa mora vesh çfarë është diskutuar në takimin e tyre. Do ta quaja një takim normal, çdo gjë ndodh, vijnë kohërat kur edhe armiqtë më të mëdhenj ulen bashkë për të parë drejt së ardhmes. Nga ky takim Meta ka fituar më shumë, Rama humb besueshmëri në elektorat, humb kauzën e 21 janarit, që e bëri si revoltë ndaj korrupsionit të qeverisë”, tha ai. 

LAJMI VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›