Irani zhvillon sot zgjedhjet parlamentare smungojne protestat ne Teheran
Irani zhvillon sot zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në mbarë vendin, ndërsa iranianët votojnë për të zgjedhur 209 anëtarët e dhomave legjislative.
Këto janë zgjedhjet e para pas atyre presidenciale të vitit 2009, të cilat u kundërshtuan ashpër nga opozita dhe u cilësuan si të manipuluara në favor të presidentit, Mahmud Ahmadinexhad. Votimi është parë gjërësisht si një garë mes mbështetësve të Ahmadinexhad dhe liderit supreme Ali Jhamenei. Gara për zgjedhjet parlamentare nuk ka asnjë përfaqësues nga opozita e gjelbër pasi udhëheqësit e saj ndodhen në arrest shtëpie për më shumë se një vit. Më shumë se 48 milionë njerëz kanë të drejtë të marrin pjesë në votim, ndërsa janë 47 mijë qendra viotimi të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në orët e mbrëmjes. Autoritetet kanë bërë thirrje për pjesmarrje të lartë, ndërsa nuk kanë munguar protestat në Teheran. Qindra trupa ushtarake janë vënë në gadishmëri për të evituar çdo incident të mundshëm. Analistët thonë se rezultatet e zgjedhjeve nuk kanë të ngjarë të ndryshojnë programin bërthamor të Iranit edhe pse sanksionet ndërkombëtare kanë ndikuar mjaft në ekonominë e vendit islamik.