Bob Carr Ministri i Jashtem i Australise
Kryeministrja australiane, Julia Gillard ka emëruar Bob Carr si Ministër i Jashtëm. Ai zëvendëson Kevin Rudd, i cili dha dorëheqjen pas disa mosmarrëveshjeve me kryeministren Gilard. Rudd u mposht nga Gilard në zgjedhjet partiake të së hënës. Carr shërbeu si Kryeministër i Shtetit të përfshirë nga përmbytjet New South Wales për 10 vite rradhazi. Carr gëzon mbështetjen e plotë të Kryeministres e cila u shpreh e kënaqur që ai kishte pranuar postin e Ministrit të Jashtëm. Në deklaratën e tij, Bob Carr u shpreh se vlerëson arritjet e ish- ministrit Rudd si dhe do të kërkojë këshilltar e tij për disa çështje delikate. “Ne nuk zgjedhin momentin, shumë shpesh momenti na zgjedh neve”-u shpreh ai. Carr po ashtu premtoi se do të marrë rolin udhëheqës të Australisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Largimin e Rudd analistët e kanë cilësuar si një humbje të dyfishtë pasi la postin e Ministrit të Jashtëm ai humbi dhe mundësinë për tu vënë në krye të Partisë Laburiste, e cila edhe një herë më shumë mbeshteti kryeministren, Julia Gillard.