Proceset integruese te Kosoves dhe Serbise
“Shpresoj se SHBA do të kërkojë mënyra shtesë për të mbështetur Kosovën në këtë proces, përfshirë këtu programin e mijëvjeçarit dhe shtimin e presionit për të ardhmen e Kosovë në BE”. Ky ishte qëndrimi i ardhur nga anëtari i Kongresit Amerikan, Eliot Engel.
Gjatë diskutimeve në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Uashington, Engel ka kërkuar që Serbia të zbatojë detyrat të cilat i ka marrë përsipër në marrëveshjet e fundit me Kosovën. Sekretarja amerikane e shteti, Hillary Clinton iu përgjigj:
“ Përsa i përket dhënies së statusit të kandidatit Serbisë për në BE, duhet thënë se ka edhe shumë sfida që duhet t’i tejkalojë, si zgjidhja e çështjes së kufijve, por edhe shumë çështje të tjera të papërfundura, të cilat duhet të negociohen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që BE-ja, ka përfshirë Kosovën në perspektivën e saj europiane.“Unë jam e bindur se jemi duke shënuar një progres dhe do të vazhdojmë të ecim përpara”, ka thënë Klinton.
Radio Televizioni i Kosovës raporton se Klinton dhe Engel kanë përgëzuar angazhimin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë duke demostruar lidership të mirë.