E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimet elektorale Obama kritika kompanive te gazit dhe naftes

Presidenti  amerikan, Barak Obama kritikon kompanitë e naftës dhe gazit, duke thënë se ato po bëjnë fitime edhe pse konsumatorët po paguajnë çmime më të larta për të ngarë makinat dhe për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Presidenti vizitoi qytetin Nashua në Nju Hampshir ditën e enjte, në kuadër të fushatës presidenciale , ku zhvilloi takime me disa studentë, të cilët ishin për vizitë në një program trajnimi teknologjik të automjeteve. Obama u bëri thirrje ligjivënësve të ndërpresin subvencionimin prej 4 miliardë dollarësh të industrisë së naftës dhe gazit, dhe u kërkoi atyre të bëjmë më shumë për të nxitur zhvillimin e burimeve alternative të energjisë.

Presidenti amerikan Obama  tha se kompanitë e naftës dhe gazit po bëjnë fitime të mëdha, megjithë gjendjen e turbullt në Lindjen e Mesme që ka sjellë ngritjen e çmimeve në nivele rekord. Kandidatët republikanë për president kanë kritikuar zotin Obama për bllokimin e ndërtimit të një naftësjellësi nga Kanadaja në teritorin e Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›