Fiter Bajrami, Arvizu e Berisha vizitojnë Komunitetin Mysliman

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe kryeministri Berisha kanë zhvilluar sot një vizitë në selinë e komunitetit mysliman në Tiranë me rastin e Fiter Bajramit.
Më herët në këtë komunitet zhvilloi një vizitë edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila uroi të gjithë shqiptarët myslimanë për festën e Bajramit.
Ndërkohë pritet që selinë e Komunitetit Musliman në Tiranë ta vizitojnë edhe kreu i shtetit Bamir Topi dhe kreu i opozitës Edi Rama.