E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irene, të paktën 10 të vdekur, i afrohet NY

Uragani Irene i është afruar Nju Jorkut, me erëra të ashpra dhe kërcënime për përmbytje.

Nju Jorku pritet të kthehet në një qytet fantazmë pasi më shumë se 370 mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa transporti publik është ndërprerë tërësisht.

Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Bllumberg, në konferencën e fundit për media, tha se largimi nga stuhia nuk është më i mundur.

Në këtë moment, nëse ju nuk jeni evakuuar, sugjerimi ynë është të qëndroni aty ku jeni. Natyra është shumë më e fortë sesa ne, ka thënë ai.

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, Virxhina dhe Florida, si pasojë e aksidenteve me makinë, sulmeve në zemër dhe rrëzimit të pemëve.

Me kalimin e tij përgjatë bregdetit amerikan, uragani ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për më shumë se një milion njerëz, ka anuluar mbi tetë mijë fluturime dhe ka detyruar dy milionë njerëz të largohen nga shtëpitë gjysma e tyre nga Nju Xhersi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›