E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, 1 i vdekur në aksident, 2 të plagosur

Një 19- vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja e cila u shënua mëngjesin e sotëm, ndodhi në rrugën Gramsh-Holtë, pranë fshatit Runjë, ku një kamion doli nga rruga për shkaqe që janë ende të pasqaruara.

Viktima është identifikuar si, Emiliano Idrizi, 19 vjec, ndërsa dy shokët e tij që mbetën të plagosur janë, Ilir Boci dhe Elton Rrodhe.

Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›