E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi riformaton qeverinë në shtator

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi

Brenda një muaji kryeministri Hashim Thaçi ka në plan të zëvendësojë disa ministra dhe

zëvendësministra, si dhe të bëjë rokada brenda kabinetit qeveritar, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Sipas gazetës, procesin e riformatimit të qeverisë do ta bëjë në kohën kur i duhet ta zëvendësojë një ministër të partisë së tij, PDK-së, me një të partnerit kryesor në koalicion, AKR-së, në mënyrë që ta përmbyllë marrëveshjen e bashkëqeverisjes, ka thënë një burim i gazetës, i afërt me kreun e Ekzekutivit. Në shtator, Thaçi duhet të bëjë zëvendësministra edhe dy kandidatura që do ti propozojë AKR-ja.

Sipas po të njëjtit burim, janë duke qarkulluar emrat e tre-katër ministrave aktualë që do ti nënshtrohen procesit të riformatimit, por ai nuk ka përmendur emrat e tyre. Po kështu, ai ka theksuar se gjatë këtij procesi nuk do të ndërrojnë partnerët e koalicionit.Jo, partnerët mbeten të njëjtët. Vetëm ndonjë ministër ose zëvendësministër do të ndërrohet, ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›