Berisha shtron iftar: Besimi tek Zoti forcë e madhe

Në një prej rezidencave qeveritare u mblodhën së bashku drejtues të komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryetari i këtij komuniteti, haxhi Selim Muça, të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, myfti, imamë, intelektualë islamë, drejtues të Bashkësive të tjera fetare, përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE në vendin tonë, z. Ettore Sequi, etj.
“Unë gjej rastin të shpreh nderimin tim më të madh ndaj jush, udhëheqës të komuniteteve fetare myslimane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e kudo, por ndaj të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare te kombit shqiptar”, tha kryeministri. Duke shtuar se në shekuj, klerikët myslimanë në shekuj kanë konsoliduar në Shqipëri traditën e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar.
“Kombi shqiptar fakton se kombet nuk mund të jenë të lira, në rast se ato përdorin besimet për qëllime politike, ndaj dhe unë shpreh nderimin e madh ndaj jush sepse ecët në gjurmët, në traditën më të shkëlqyer të paraardhësve tuaj, të cilët sakrifikuan, të cilët u martirizuan për të mbrojtur me dinjitet këto vlera”, vijoi kryeministri. Sipas tij, “besimi tek Zoti është një forcë e madhe, e jashtëzakonshme e njeriut, përbën një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për veten, për familjen, për vendin, për shoqërinë”. /S.Ll/Start/
2011-08-28 08:30