Iris Elezi: 90 % e filmave të para 1930-ës kanë humbur përgjithnjë
TIRANE- Eshtë një fakt tragjik që 90 % e filmave të xhiruar përpara 1929 dhe gjysma e filmave amerikanë të prodhuar përpara 1950 kanë humbur përgjithnjë. Tani edhe Shqipëria po përballet me të njëjtën situatë serioze si dhe kinemaja amerikane para njëzet vjetësh". Ky është lajmi i kobshëm që na bën me dije regjisorja Iris Elezi. Sipas saj, koleksioni i AQSHF përmban 6422 filma, ndër të cilat 4329 filma të vjetër dhe të rinj të prodhuar në Shqipëri. Ndërsa 2093 filma të huaj të prodhuar në vende të ndryshme të botës. Pra, në total 44000 kuti filmi. "Ndërkohë që festojmë përvjetorin e kombit tonë ashtu si dhe të arkivit të filmit, rritet gjithnjë e më tepër nevoja për të mbrojtur dhe ruajtur imazhet historike shqiptare që datojnë që prej vitit 1911", - vëren ajo.
Elezi paralajmëron se nëse nuk marrim masat e duhura sa më shpejt, trashëgimia kinematografike e vendit tonë mund të humbas përgjithnjë. Kjo është sfida jonë e re: Të sigurohemi që këta filma që përfaqësojnë historinë dhe kulturën shqiptare dhe të mbijetojnë për brezat e ardhshëm. "Këtë vit do të përpiqemi në çdo formë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë kulturore, artistike dhe historike që mbart në vetvete ruajtja e trashëgimisë kinematografike. Ne besojmë që kjo është sprova më e madhe në dekadën e ardhshme", - sqaron regjisorja ndërsa thekson se gjatë vitit të fundit AQSHF ka patur vështirësi në ruajtjen e kushteve të nevojshme të temperaturës dhe lagështisë në ambientet ku këta filma të çmuar ruhen. Temperaturat mjaft të larta shkaktuan myshk si dhe sindromën uthull, dy dukuri që shkatërrojnë shiritat filmik. Ajo, së bashku me Thomas Logorecin, kineast dhe skenarist amerikan me origjinë shqiptare dhe AQFSH-në kontaktoi Regina Longon, specialiste e njohur në ruajtjen e arkivave, si dhe studiuese filmi në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)