De Biasi: "Absurde të kritikosh Prandelin"
"Është absurde të kritikosh Cesare Prandelin, ishte ylli i vërtetë i kësaj aventure të bukur evropiane të Italis.Ne duhet gjithashtu të njohin meritat e kundërshtarit përpara se të theksojmë problemet e Italis. Spanja është një ekip shumë i fortë dhe në ndeshjen e fundit me një përgatitje të lart fizike.
Spanja ka avantazhin të ketë lojtarë nga dy ekipet më të mira në bote Barcelona dhe Real Madrid. Mesfusha e Spanjës është ajo e Barcelonës. Kam dëgjuar të flitet për zëvendësime të gabuara, por është e lehtë të flasësh pas një rezultati të tillë.
Prandeli duhet komplimentuar për shkak se Italia mundi dy ekipe të një niveli të lart si Anglia dhe Gjermania, e para në 120 minuta lojë, që solli dhe humbjen e shumë energjive , këto ndikuan direkt në humbjen kundra një super Spanje". Shprehet trajneri italian i kombëtares tonë.
(ar.ku/BalkanWeb)