E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA perballen me stuhine me te forte nder vite

Shtetet e Bashkuara përballen me stuhinë më të fortë që ka goditur këtë vend gjatë viteve të fundit. Stuhia shoqërohet me borë, shira, akuj, erëra të forta dhe temperatura të ulëta në një të tretën e Shteteve të Bashkuara.

Alarmin dhe shkallën e gatishmërisë e kanë rritur 30 shtete amerikane që nga Nju Mexico e deri në Maine. Në shkallë vendi janë anuluar 10 mijë fluturime. Sipas shërbimit meteorologjik kombëtar stuhia më e madhe e borës e 40 viteve të fundit do të godasë Cikagon ku bora pritet të arrijë deri në 60 cm trashësi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›