E Shtunë, 31 Tetor 2026

McCain: Maqedonia në NATO

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 13:30

Maqedonia duhet sa më shpejtë ta marrë vendin e saj të merituar në NATO, porositi senatori amerikan John McCain, në takimin me presidentin Gjorgje Ivanov, i cili u zhvillua në Washington.

MCCain i përshëndeti marrëdhëniet e shkëlqyera midis Maqedonisë dhe SHBA-së dhe e theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal , si dhe rolin e Maqedonisë dhe kontributin e saj për sigurinë ndërkombëtare. Në takim me presidentin e Maqedonisë senatori shprehu falënderim për mbështetjen e Maqedonisë në misionet ushtarake në Irak dhe në Afganistan.

Delegacioni i Maqedonisë, i kryesuar nga Ivanovi, do të marrë pjesë në mëngjesin e 59-të tradicional të lutjes, që e organizon Kongresi amerikan.

Në mëngjesin, i cili mbahet çdo të enjten e parë në shkurt, do të ketë rreth tre mijë mysafirë.

Krahas presidentit amerikan Barak Obama, marrin pjesë një numër i madh i liderëve botëror, politikanëve, përfaqësuesve të biznesit, si dhe kongresistë dhe senatorë amerikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›