E Hënë, 2 Nëntor 2026

“AKR-LDD, model i një qeverisje të suksesshme”

Këto dy parti hyjnë në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 nëntor.  

Lideri i LDD-së, Nexhat Daci tha para qytetarëve të mbledhur në sheshin “Nëna Tereze”, se koalicioni mes tij dhe Pacollit, do t’u sjellë komunave të Kosovës një model qeverisje që qytetarët nuk kanë pasur rastin ta shohin deri më tani.

“Te ne bashkohen dy aleanca, ajo e Akademisë së Shkencave, dhe ajo e Biznesit të suksesshëm që përfaqësohet nga Behxhet Pacolli”, deklaroi Daci gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë, lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli tha se AKR-ja dhe LDD-ja sjellin shembullin e bashkimit, tolerancës dhe kuptimit mes rivalëve.

“Koalicioni që kemi krijuar me LDD-në, është shembulli që garanton se do ta çojmë Kosovën përpara, jo me dhunë, jo me ndarje, por të bashkuar siç jemi ne”, tha Pacolli.

AKR-ja dhe LDD-ja, garojnë në Prishtinë me kandidatin e përbashkët që vjen nga Aleanca Kosova e Re, Vegim Gashi. /telegrafi/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›