Rusi, diploma të Harvardit shiten në treg të zi për 40 mijë dollarë
Një grup kriminal që falsifikonte dhe shiste diploma të falsifikuara të universitetit prestigjoz amerikan të Harvardit kundrejt shumës prej 40 000 dollarësh është shkatërrua nga policia. Lajmi u bë i ditur nga një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme ruse.
"Në korrik, oficerët e departamentit të sigurisë ekonomike zbuluan një grup keqbërësish që shiste diploma falso të shkollave të larta, në mënyrë të veçantë diploma të Harvardit për 40 000 dollarë," deklaroi shefi i këtij departamenti, Alexei Chichko, i cili foli për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.
"Paratë e këtyre diplomave transferoheshin nëpërmjet kartave të kreditit,''- shtoi Chichko, pa saktësuar numrin e personave të arrestuar.
''Nuk duhet të luftojnë vetëm forcat e sigurisë kundër këtyre krimeve, por vetë shoqëria mbarë duhet të jetë vigjilente. Roli i punëdhënësve është shumë i rëndësishëm sepse ai duhet të verifikojë prejardhjen e diplomave të paraqitura nga kërkuesit për punë,'' theksoi ai duke nënvizuar që ky problem ka prekur shumë vende.