E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, INLA: Lufta jonë mbaroi

Ushtria Irlandeze e Lirisë ose INLA njoftoi ditën e dielë se ajo do t'i jepte fund fushatës 30-vjeçare të dhunës në Irlandën e Veriut. Kjo organizatë, një nga grupet me vdekjeprurëse gjatë konfliktit në Irlandën e Veriut në komunikatën e saj njoftoi se "lufta kishte mbaruar". Luftimet mes grupeve pro britanike dhe grupeve pro irlandeze kanë shkaktuar mbi 3600 viktima gjatë harkut kohor të 30 viteve.
Por në vitin 1998 u arrit një akord paqeje mes dy grupeve të mëdha militare.
Në këtë marrëveshje u ra dakord edhe për çarmatimin e këtyre grupeve ushtarake. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma. Por akordi i vitit 1998 u prish gjatë muajit mars të këtij viti nga vrasjet e dy ushtarëve dhe e një polici britanik nga Ushtria republikane irlandeze. Këto vrasje ndodhën gjatë muajit mars të këtij viti, si edhe shkaktuan frikë për rifillimin e trazirave në Irlandën e Veriut. Gazeta "The Sunday Tribune" e cila ka lidhje të forta me grupet disidente paramilitare, pohoi se këto grupe nuk do të pranonin të dorëzonin armatimet e tyre për aq kohë që pjestarë të saj të burgosur nuk do të liroheshin nga strukturat shtetërore të Irlandës së Veriut.
Ushtria Irlandeze e Lirisë ose INLA si shumë grupe të tjera paramilitare përveç aktivitetit ushtarak, ka qenë e lidhur edhe me aferat e kontrabandës së armëve si edhe të drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›