E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë/ Rikthehet tensioni, shpërtyhen një autobombë



Rikthehet tensioni në Irlandën e Veriut. Një autobombë ka shpërthyer mbrëmjen e vonë të së dielës në Blefast, në afërsi të selisë së shërbimeve sekrete britanike ose siç njihet shkurtimisht me emrin (MI 5). Fatmirësisht shpërthimi nuk ka provokura viktima. Lënda shpërthyese ishte vendosur në një taksi. Policia bëri të ditur nëpërmjet një deklarate për shtyp se sulmi ndodhi në ditën e transferimit të pushtetit të policisë dhe drejtësisë, nga Britania e Madhe tek Ulster, faza e fundit e procesit të paqes ndërmjet katolikëve dhe protestantëve. Gjatë mesnatës janë kaluar kompetencat e policisë dhe drejtësisë nga duart e Britanisë së Madhe në Irlandën e Veriut, e cila për herë të parë do të ketë edhe një ministër të drejtësisë. Supozohet se këtë sulm e kanë kryer kundërshtarët e procesit paqësor në Irlandën e Veriut. Makina në të cilën ishte vendosur lënda shpërhtyese, ishte parkuar në pjesën e prapme të ish bazës ushtarake Palace Barracks Holywood, shpjegoi një zëdhënës i policisë. Ndërkaq ish baza ushtarake, që ndodhet në periferi të Belfastit, aktualisht përdoret nga shërbimet sekrete britanike. Bëhet e ditur se një i moshuar është shtruar në spital për shkak të shpërthimit, që ndodhi rreth orës 1.24 duke u gdhirë e hëna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›