E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Istog, LDK ka fituar 49.7% të vota

ve
Komisionit Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, ku kryeson kandidati i LDK-së me 49.7% të votave.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, kandidati i LDK-së (Haki Rugova) ka fituar 49.7% të votave, ai PDK-së (Shasivar Haxhijaj) 21.6%, kandidati i AAK-së (Muhamet Shatri) 21.5%, ai i LDD-së (Rifat Osmani) 3.9%, ndërsa kandidati i AKR-së (Ismet Mulaj) ka fituar 3.3% të votave.
Kryesuesi i përkohshëm i KQZ së, Florian Dushi, ka thënë se këtu nuk përfshihen votat me kusht dhe ato që kanë ardhur nëpërmjet postës.
Ndërkohë kandidati i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se ka fituar mbi 50% të votave, ndaj, sipas tij, nuk do të shkohet në balotazh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›