Irlandë, dorëhiqet ministri i jashtëm
Koalicioni i qeverisë irlandeze ka nisur të shpërbëhet. Shkak për këtë është bërë hetimi që ka nisur për kryeministrin irlandez Brajan Kouen. Ditën e diel ministri i Jashtëm i Irlandës, Majkëll Martin, dha dorëheqjen duke u shprehur gjithashtu se do të votonte kundër kreut të qeverisë në votëbesimin që do të zhvillohet të martën.
Kjo dorëheqje duket se nuk e ka shqetësuar kryeministrin Kouen, i cili dekalroi se lëvizja e ministrit të Jashtëm nuk ishte e rëndësishme për të. Më parë kreu i qeverisë irlandeze ishte shprehur se do të qëndronte si kryetar i partisë, por do t`u ofronte mundësinë kolegëve të tij që të votonin nëse dëshironin që ai të ishte ende në krye të qeverisë. Ministri i Jashtëm i sapodorëhequr deklaroi se duhej një lider tjetër para para zgjedhjeve.
Kryeministri irlandez Brajan Kouen po hetohet për një takim që ka pasur me presidentin e "Anglo Irish Bank". Ky takim ndodhi pak më parë se ai të bënte të ditur një garanci multimiliardëshe në euro për bankat. Kouen ka deklaruar se nuk ka bërë favore politike për ndonjë institucion dhe se në takimet me presidentin e bankës "Anglo Irish Bank", nuk ka diskutuar problemet e kësaj banke. Kreu i qeverisë ka qenë nën presion që kur mori vendimin për të marrë kredi nga FMI dhe BE. Qeveria e tij e koalicionit nuk ka numrat e duhur. Kouen tha se vendimi i tij për të mos u larguar nga qeveria është për interesin kombëtar.