Irlande kryeministri Cowen perballje ne Parlament

Kryeministri irlandez, Brian Cowen, përballet sot me sfidën në Parlament. Ndërsa vendosi të mos japë dorëheqjen ai deklaroi se ishte i gatshëm të përballej me votëbesimin ndaj udhëheqjes së tij nga kolegë të partisë, vetëm disa muaj pasi Irlanda u detyrua të kërkojë ndihmë financiare ndërkombëtare. Anëtarë të parlamentit në partinë e tij do të votojnë nëse Cowen duhet të vazhdojë të qëndrojë si udhëheqës apo jo.
Pas një viti të trazuar për të shpëtuar ekonominë irlandeze kryeministri Brian Cowen tani lufton për mbijetesë. Të dielën, ministri i Jashtëm, besnik i tij, papritur u kthye kundër tij. Tani Cowen beson se ka përkrahje të mjaftueshme për të mbajtur postin. Problemi i tij është se vota është sekrete. Kundërshtarët e tij thonë se votimi sekret mbetet një shans për surpriza.
Delina Bitraku