E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Azise kualifikohet Japonia dhe Jordania

Japonia dhe Jordania janë kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Azisë, duke hedhur një hap të rëndësishëm në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin më të populluar. Gjithcka e lehtë për kombëtaren japoneze te drejtuar nga trajneri i njohur italian Alberto Zakeroni, e cila ka mundur lehtëesisht 5-0 Arabinë Saudite.

Japonia do të mbyllte ndeshjen që në 19 minutat e para të saj, duke shënuar tre gola të shpejtë. Asnjë shprese për perfaqësuesen arabe, qe me rikthimin në fushë për pjesën e dytë do të thellonte humbjen e saj me dy gola të tjerë. Në fund 5-0 për Japoninë, e cila është dhe një skuadrat favorite për të fituar Kupën e Azisë. Skuadra tjetër që i është bashkuar cerekfinalisteve të këtij kompeticioni është Jordania. Kjo e fundit ka mundur 2-1 Sirinë, duke përmbysur avantazhin e kundërshtarëve që shënuan të parët me Al Zino në minutën e 15-të.

Jordania do të gjente barazimin falë një autogoli të Diab në minutën e 30-të, ndërsa do të përmbyste gjithacka në fraksionin e dytë të takimit. Në minutën ë 58-të Al Saify do të dërgonte topin në rrjetë, duke i dhuruar Jordanisë cerkfinalet e Kupës së Azisë, ku do të përballet me Uzbekistanin.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›