Sali Bashota Biblioteka e Kosoves po fiton libri shqip
I pranishem ne Tirane ne edicionin e peste te Konferences Kombetare te Bibliotekonomise Bashota ka vene ne dukje sfidat por edhe problemet qe has sot ky institucion. Sipas tij Biblioteka Kombetare e Kosoves po pasurohet me ritme te shpejta. E thote kete duke iu referuar historikut te ketij institucioni qe ne 70 te fondit kishte libra serbo-kroatisht
Libri shqip mbetet prioritet i Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves. Drejtori i bibliotekes Sali Bashota kete kerkese e barazon me nje nevoje qe kjo biblioteke te marre atributet e nje institucioni kombetar. I pranishem ne Tirane ne edicionin e peste te Konferences Kombetare te Bibliotekonomise Bashota ka vene ne dukje sfidat por edhe problemet qe has sot ky institucion. Sipas tij Biblioteka Kombetare e Kosoves po pasurohet me ritme te shpejta. E thote kete duke iu referuar historikut te ketij institucioni qe ne 70 te fondit kishte libra serbo-kroatisht dhe te periudhes se erret te viteve 1990-1999 kur libri shqip u shkaterrua dhe u ndalua. Kjo konference qe mbahet gjate dy diteve ne Biblioteken Kombetare ne Tirane i eshte kushtuar shkencave te bibliotekave dhe albanologjise. Ne kete pikepamje Bashota ka thene se ata jane ende pas me procesin e dixhitalizimit i cili pritet te filloje vitin qe vjen.
Zoti Bashota me cfare ritmesh po pasurohet Biblioteka Kombetare e Kosoves
Biblioteka Kombetare e Kosoves per vite te tera eshte ballafaquar me humbjen e librit vecanerisht te librit shqip. Gjate ketyre viteve te fundit eshte punuar shume per pasurimin apo krijimin e koleksioneve te vecanta. Biblioteka jone pasurohet permes blerjeve dhurata ekzemplareve te detyrueshem dhe natyrisht ne kete drejtim viteve te fundit kemi pasur nje koleksion te pasur te librit shqip por edhe ne gjuhe te huaj si ne anglisht frengjisht etj.
Gjate fjales suaj ju keni theksuar se Biblioteka Kombetare ka pasur fonde te shumta ne serbokroatisht. A ka arritur te ndryshoje ky raport ne varesi te librit shqip
Deri disa vite me pare ne Biblioteken Kombetare dominonte me 70 koleksioni ne gjuhen serbo-kroate. Viteve te fundit biblioteka jone po perpiqet te krijoje nje identitet te vetin si biblioteke kombetare si prezantuese e vlerave kombetare. Po punohet qe te kete sa me shume koleksione dhe kjo nuk nenkupton qe te zevendesojme librat ekzistues sepse cdo liber ka vleren e vet. Nuk kemi shifra te sakta se sa eshte raporti ne perqindje mes librit shqip dhe librave te tjere por kemi nje permiresim te dukshem te librit shqip.
Kjo do te thote edhe nje identitet kulturor
Duhet te kuptojme se Biblioteka Kombetare dhe Universitare e Kosoves eshte konsideruar si biblioteke e rajonit te ish-Jugosllavise pra si biblioteke multietnike. Ne kete drejtim periudha nga 1990-1999 ka qene shume e veshtire sepse te gjithe punonjesit jane larguar nga puna dhe eshte ndaluar perdorimi i koleksioneve bibliotekare per lexuesit shqiptare. Po ne kete periudhe u shkaterruan mbi 100 mije njesi bibliografike kryesisht te librit shqip qe lidhej me botimet e tradites. Ne kemi pasur nje komplet te veprave te Naim Frasherit ne 130 ekzemplare nga te cilet kane mbetur vetem 3. Po ashtu u shkaterrua nje fond i madh i koleksioneve albanologjike te cilat jane derguar ne nje fabrike letre dhe u shnderruan ne karton. Gjate kesaj periudhe eshte ndaluar te hyje libri shqip gje qe krijoi nje mungese te madhe. Ne kete kuptim Biblioteka Kombetare eshte duke krijuar identitetin e vet per te perfaqesuar dimensionin kombetar te nje shteti te ri.
Cilat jane problemet me te mprehta qe keni aktualisht si institucion
Kemi mangesi ne perpunimin dhe dixhitalizimin e koleksioneve. Deri me tani kemi punuar mbi 100 mije ekzemplare por nuk kemi nisur ende dixhitalizim e tyre qe synojme ta fillojme vitin e ardhshem. Puna do te nise me librat e rralle librat e vjeter periodiket e ne vazhdim me materiale te tjera te rendesishme bibliotekare qe lidhen me identitetin e Kosoves. Interesi i lexuesve eshte i madh por na mungojne si aparaturat ashtu edhe ekspertet. Kemi probleme ne komunikimin modern te sherbimeve mungesen e aparateve dixhitale e skanereve te shtrenjte qe bejne dixhitalizimin por edhe mungesen e departamentit te bibliotekarise ne Kosove. Te ne nuk ka shkollim elementar as studime te larta ne fushen e bibliotekarise. Ne kete drejtim jemi duke bere perpjekje qe te arrijme te kemi nje departament te bibliotekarise ne Universitetin e Prishtines.
A ka probleme financiare Biblioteka e Prishtines
Sigurisht qe kemi probleme financiare se pari ne pagat e uleta te punonjesve dhe me tej ne fondet per blerjen e koleksioneve bibliotekare. Ne kemi nevoje per ekzemplaret e detyrueshem qe kemi brenda hapesires se Kosoves por edhe per librin shqip qe botohet jo vetem ne Tirane por edhe ne vende te tjera si ne Shkoder apo ne Kozence. Keto ende nuk i kemi edhe pse blerja e koleksioneve te reja eshte perparesi per momentin. Me duket se ne kete pike kemi me se shumti mungese kontaktesh.