E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ pa kontrate me qytetaret. Denoncon Ministria e Ekonomise

Marredhenia e CEZ- shperndarjes me konsumatorin e energjise eshte krejtesisht e pafavorshme. Tregues me te mire se sa mungesa e nje kontrate mes tyre nuk mund te gjendet dhe eshte pikerisht ky fakt qe komisioni i konsumatorit e denoncon si nje padrejtesi te madhe.

Qytetaret sot kane nje kontrate qe nuk e kane me CEZ por e kane me KESH-in nje kontrate qe eshte bere 10 vite me perpara dhe nje kontrate qe ne kushtet qe CEZ eshte nje kompani private nuk parashikon asnje te drejte per konsumatoret thote Besian Pesha kryetar i komisionit te konsumatorit ne Ministrine e Ekonomise Tregetise dhe Energjitikes.

Mospajisjen me nje kontrate energjie e vuajne te gjithe konsumatoret por ne menyre te vecante ata qe kane pesuar deme nga kompania dhe qe nuk kane se si te ankohen.

Si ne rast kur shkaktojne deme ekonomike si rrjedhoje e sherbimit te keq ne rastet kur iken energjia elektrike pa paralajmerim dhe pa ndo0nje arsye madhore apo ne raste te tjera sic eshte faturimi mbi 30 dite qe shkakton dem ekonomik te drejteperdrejte qytetarit. Nje qytetar qe ka nje kontrate ne dore te rregullt ku specifikohen qarte te drejtat e tij cdo ceshtje mund ta zgjidhe qofte ne gjykate qofte ne organe te tjera thote Pesha.

Pervec mungeses se kontrates ne shume raste CEZ ka aplikuar edhe gjoba mbi qytetaret nje mase kjo e palejueshme per nje kompani private. ERE ka rrezuar kete te drejte qe CEZ i kishte dhene vetes nderkohe qe ende nuk ka miratuar njen kontrate tip qe i vjen ne ndihme konsumatorit.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›