E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Politika e përgjegjshme për demokracinë në vend

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u ka bërë apel autoriteteve egjiptiane që të ndalojnë përdorimin e dhunës ndaj demonstruesve paqësorë, që protestojnë kundër sundimit të presidentit Hosni Mubarak. Përmes një deklarate, Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen për të drejtat e njeriut në Egjipt, përfshirë të drejtat për fjalën e lirë dhe tubimin paqësor.
 

"Kam folur me Mubarak pas fjalimit të tij në publik, ku ai siguroi demokraci më të madhe në vend. Tani duhet të jetë i përgjegjshëm për këto impenjime", ka thënë Barak Obama.
 

Ai ka shtuar se SHBA-të kërkojnë që në Egjipt të vendoset e drejta e lirisë së shprehjes, si në të gjithë botën, ku të gjitha qeveritë kanë për detyrë të qeverisin në bazë të konsensusit.
Gjithashtu presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur mbështetjen e ShBA-ve për popullin egjiptian, i cili ka kërkuar reforma politike, ekonomike dhe sociale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›