"Real Madrid-Barca, rezultati nuk vendos fatet e titullit ne Spanje"
Drejtori i pergjithshem i Realit te Madridit, Jorge Valdano ka bere komente te tilla se ndeshja "El Clasico" e javes se ardhshme nuk do te jete vendimtare, ne gare per te fituar titullin kampion. "Nuk ka rendesi se cfare rezultati do te arrijme kunder ekipit te Barcelones, kete fundjave, ne "Santiago Bernabeu". Gara per titullin kampion ne lige mbetet serish e hapur, - theksoi Valdano, -nuk e di nese kjo ndeshje do te vendose per "La Liga", pasi ka edhe shtate ndeshje te tjera, deri ne fund te gares. Eshte e vertete se me ekipin e Barcelones na pret nje ndeshje shume e rendesishme. Por kampionati nuk perfundon diten e shtune. Do te jete patjeter faktor, mendoj". "Ndeshja e radhes, ndaj Barcelones ka me shume vlere se nje ndeshje tjeter normale e kampionatit spanjoll, per shkak te moralit me te larte qe fiton skuadra, ne rast te nje fitore te mundshme ndaj ekipit kryesor, me te cilin po rivalizojme. Dita kur do te ndeshemi me ekipin e Barcelones eshte nje nder me te vecantat e vitit. Tensioni eshte i larte dhe ne deshirojme te arrijme qe te fitojme kete ndeshje",- theksoi Valdano. Ne baze te fjaleve te Valdanos, ndeshja e "Champions League" kunder Arsenalit nuk do te kete asnje influence per Barcelonen, ne takimin e se shtunes, e vlefshme per kampionatin spanjoll. "Vitin e kaluar edhe pas ndeshjes qe kjo skuader pati me Celsin, ne kampionat ne ndeshjen kunder nesh fitoi me rezultatin e thelle 6-2", - perfundoi Valdano.