E Diel, 1 Nëntor 2026

Ironia e fatit, 20-vjecari shqiptar vdes në vendin ku u shpëtoi jetën dy vajzave

NEW YORK- Valon Rraci para katër viteve nuk do e kishte menduar se do rikthehej në të njëjtën rrugë ku kishte shpëtuar dy jetë njerëzore, tashmë për ti marrë jetën atij.

20-vjecari shqiptar mbylli sytë të martën nga plagët e marrë pas një aksidenti që ndodhi përgjatë rrugës Croton Avenue, ku katër vite më parë  (në vitin 2008) ka ndihmuar dy vajza të dilnin nga automjeti ku ishin aksidentuar.

Mediat amerikane bëjnë me dije se i riu vdiq në spitalin Westchester Medical Center në Valhalla, ku u dërgua menjëherë pas lëndimeve të marra pasditen e hënë në aksidentin e ndodhur në rrugën Croton Avenue, në veri të New Yorkut.

Nga hetimet paraprake policia bëri se dyshohet se 20-vjecari po e ngiste makinën tej normave të lejuara të shpejtësisë, duke humbur në këtë mënyrë kontrollin e automjetit.

AKTI HEROI
Në tetor 2008, Rraci, student në Shkollën Walter Panas High School, ishte në ulëset e një pasagjeri në makinë me një mik të tij Shane Welles 'kur makina pas tyre, një Jeep që po e ngisnin dy vajza adoleshente' pesuan papritur një aksident tragjik. Kur policia arriti, Rraci dhe shoku i tij kishin ndihmuar dy vajzat duke i nxjerrë nga makina që u përmbys. Vajzat pësuan vëtëm dëmtime të lehta dhe dolën nga spitali një ditë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›