Belgjika ditë zie kombëtare për vdekjen e 28 fëmijëve
BRUKSEL- Kryeministri belg, Elio Di Rupo dekretoi sot një ditë zie kombëtare pas një aksidenti rrugor në Zvicër që shkaktoi vdekjen e 28 personave, 22 prej të cilëve fëmijë.
"Duke parë përmasat e katastrofës dhe emocionin që të ngjall, qeveria ka vendosur një ditë zie kombëtare'', deklaroi kryeministri belg, Elio Di Rupo, në përfundim të një këshilli të jashtëzakonshëm ministrave.
"Kjo është një ditë e zezë e për vendin tonë dhe të gjithë belgët ndajnë dhimbjen e thellë të familjeve'', shtoi kryeministri.
Qeveria belge konfirmoi vdekjen e 28 personave: gjashtë adoleshentë dhe 22 fëmijë të moshës 12 vjeç.
(ma.ar/BalkanWeb)