E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB5, Erioni refuzon puthjen e Klaudias

TIRANË- Një tjetër episod interesant është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother Albania 5. Në qendër të vëmendjes është vënë Erioni, një djalë i qetë e i edukuar, i cili kohët e fundit është parë shumë nën shoqërinë e Klaudias, një vajzë tërheqëse e cila duket shumë e interesuar për të.

Nga ana tjetër Erioni ndjehet i pasigurtë dhe e ka vërtetuar. Ai ka refuzuar ta puthë gjatë një bashkëbisedimi. Klaudia në njëfarë mënyre është përpjekur t’i shprehë ndjenjat Erionit, ka mbyllur sytë dhe ka dashur ta puthë, por Erioni refuzoi duke i thënë se nuk bëhet gjë me sy hapur e lëre më me sy mbyllur.

Më pas Klaudia ankohet se Erioni ka frikë të merret me të, por Erioni ia bëri të qartë se, nuk dëshiron as ta puthë e as të bëjë diçka më tepër me të.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›