E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, vdes 31-vjecari pas sulmit me armë zjarri

SHKUP- Një 31-vjeçar shqiptar nga fshati Rashçe i Shkupit ka ndërruar jetë sot, pas një sulmi të armatosur të kryer ndaj tij dhe të atit, mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Radushë.

Sipas të dhënave të para të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 6 persona të maskuar kanë plagosur me armë zjarri Agim Tanallarin, duke u larguar menjëherë nga vendi i krimit pas sulmit.

Ministria e Punëve të Bredshme bën me dije se 31-vjecari ka humbur jetën sot në spitalin e Shkupit për shkak të plagëve të rënda.

Nga hetimet paraprake rezulton që ngjarja nuk është kryer për motive ndëretnike, por me qëllim të grabitjes së viktimës, i cili ishte pronar i një pike të këmbimi valutor në Shkup.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e sulmuesve, të cilat pas kryerjes së aktit kanë lënë dy makinat e tyre në vendin e krimit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›