E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet autori i vrasjes së 23-vjeçarit Oligert Kreka

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nga 4 autorët e dyshuar për vrasjen e 23-vjecarit Oligert Kreka, të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korcës. Sipas policisë shtetasi i arrestuar është Emiliano Nafizi, 24 vjeç, ndërsa konfirmon se vazhdon puna për kapjen e tre personave të tjerë. Ngjarja ndodhi në fshatin Barç të Korçës mëngjesin e së mërkurës, ku një sherr mes të rinjsh ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta duke u plagosur 23-vjecari Oligert Kreka dhe S.Y, 25 vjec, te dy banues ne fshatin Barç. Ndërkohë Kreka nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Sipas policisë autorët e ngjarjes janë shtetasit me inicialet E.N, 25 vjec, A.N 22 vjec, G.K, 22 vjec dhe J.K, 22 vjec, të katër keta shtetas banues në fshatin Barç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›