Isa Mustafa: Pres Mitrovicën, me pas flas për koalicione
PRISHTINE-Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka dashur të flasë për koalicionin e mundshëm me PDK-në, duke theksuar se duhet pritur edhe rezultatet e Mitrovicës, dhe certifikimin e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se LDK-ja sërish nuk beson se në raundin e rivotimit nuk ka pasur parregullsi, sepse, sipas tij, edhe këtë të diele vëzhguesit e LDK-së kanë vërejtur shumë parregullsi si: votime të shumëfishta, ndërhyrje si dhe pengesa të vëzhguesve. Ai u ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa ndaj atyre që i bën abuzimet gjatë këtij procesi
Mustafa shprehet se Partia Demokratike e Kosovës duhet të tregojë se ku avulluan rreth 30 mijë vota, të cilat ishin më pak se në zgjedhjet e 9 janarit, vetëm në dy komuna të Drenicës.
Mustafa ka thënë se nga 30 mijë vota, sa dolën më pak, kësaj radhe 21 mijë i ka humbur PDK-ja, që del se ishin të abuzuara. Mustafa shton se nuk mund të merret si argument fakti që ka dhënë PDK-ja se votat e munguara ishin të diasporës, sepse, sipas tij, të gjithë e dinë se në perëndim njerëzit i kanë pushimet pas datës 24 Dhjetor.
(d.b/BalkanWeb)