Arrestohen kontrabanduesit e armëve
Policia kufitare të martën në fshatin Gorozhub të Prizrenit ka arrestuar tre persona pasi që në veturën në të cilën udhëtonin janë gjetur shtatë armë.
Policia njofton nëpërmes njoftimi për media se policia kufitare në këtë rajon ka vërejtur një automjet te tipit “Daimler benz” me targa të Kosovës,, në të cilin gjendeshin tre persona dhe ishte i ndalur në zonën kufitare.
Me të vërejtur këtë veturë zyrtarët policorë kanë vërejtur elemente të dyshimit dhe e kanë ndaluar duke i legjitimuar personat dhe duke kontrolluar veturën.
Gjatë kontrollimit të automjetit zyrtarët policor kanë gjetur shtatë armë: dy armë të gjata pushkë automatike dhe pesë pistoleta të tipit EKOL.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: Gazmen C.(1982) shtetas i Shqipërisë, Ylber P.(1989) shtetas i Shqipërisë dhe Shpëtim B.( 1981) shtetas i Kosovës.