E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të arrestuar për substanca narkotike

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 16:11

Të martën në mbrëmje Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë ka arrestuar dy të dyshuar pas realizimit të një bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

Policia kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se në fshatin Rogoqicë të Kamenicës persona të dyshuar janë në posedim të një sasie të dyshuar të substancës narkotike.

Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve është marrë urdhëresë nga prokurori për të realizuar bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit Nazim R.

Në bastisje kanë asistuar njësitet speciale dhe njësitet e stacionit policor në Kamenicë ku në vendin e ngjarjes janë gjetur këto gjësende të dyshuara të cilat janë konfiskuar si provë materiale:një kg substancë narkotike e llojit mariuhanë; një armë gjuetie; dy revole dhe 100 copë tableta të dyshuara. Policia ka arrestuar dy të dyshuar: Nazim R. (1970) dhe Mentor R. (1988).

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›