E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jakup Krasniqivizitë zyrtarenë Shqipëri

PRISHTINË- Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë, z.Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, me të cilët do të diskutojë për koordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, dr. Jakup Krasniqi do të bisedojë në takime të veçanta me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe me anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Në vizitë, z.Krasniqi shoqërohet nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, Ushtruese e Detyrës së Ministres së Jashtme të Kosovës, Bilall Sherifi, shef i kabinetit të Presidentit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›