Cana nuk largohet nga Galatasaray

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 23:20
Futbollisti kosovar Lorik Cana edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e gjigantit turk, Galatasaray.
Sipas gazetës turke “Sabah”, Cana bashkë me disa nga lojtarët e huaj do të qëndrojë në skuadër edhe në kampionatin e ardhshëm.
Rezultatet e Galatasarayt në këtë edicion garash nuk janë të mira duke rrezikuar mospjesëmarrjen në kupat evropiane, megjithatë Cana do t’i qëndrojë besnik ekipit.