Vdes ish i përndjekuri i dytë në Shqipëri

Ish i përndjekuri politik Shpëtim Karamuça, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij. 74 vjeçari edhe pse ishte i sëmurë me kancer, ishte bërë pjesë e grevës së urisë që nisi me 22 shtator dhe u mbyll më 22 tetor, pas 31 ditëve në çadrat e vendosura në lagjen "Komuna e Parisit".
Ata kërkonin zbatimin e ligjit për kompensimin financiar të ish të përndjekurve.
Kohët e fundit Aleanca Kuq e Zi e kishte përzgjedhur në sekretariatin e kësaj partie për çështjet e të dënuarve politikë. Në kohën e komunizmit ishte dënuar me 26 vjet burg për agjitacion e propaganda
Gjergj Ndreca, një tjetër ish i burgosur politik në një lidhje telefonike për Tv A1 Report tha se Karamuça vdiq mes skamjes e të ftohtit.
Dje erdhi në shtëpinë time. Më tha nuk jam mirë me shëndet. Perikli Shqevi kishte marrë në shtëpinë e tij për tu kujdesur tregon Gjergj Ndreca për mikun e tij.
Ai shprehet i revoltuar ndak qeverisë se nuk po kujdesen për këtë shtresë shoqërore. Të burgosurit po vdesin nga dita në ditë. Ky është dhe qëllimi i qeverisë tha Ndreca në prononcimin për Tv A1 Report. Shpëtim Karamuça është viktima e dytë nga ish të burgosurit politikë pjesëmarrës në grevën e urisë, pas vdekjes së Lirak Bejkos. 47 vjeçari u vetëdogj në shenjë proteste ndaj injorimit që qeveria po i bënte kësaj greve, duke mos u ulur në tryezë për të diskutuar kërkesat e tyre.
Karamuça ishte diagnostifikuar me kancer në laring që në vitin 2008 kur kishte shkuar në Holandë dhe ishte strehuar me azil politik. Atje ishte kuruar falas por ishte kthyer në Shqipëri në verë, pasi i kishte mbaruar edhe koha e azilit.
Anëtarët e Partisë Socialiste dhe kreu i saj Edi Rams reaguan duke thënë se ishte një lajm i dhimbshëm./indeksonline/