E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa më i votuari

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 11:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është lideri më i votuar në Kosovë me 126 mijë vota, i pasuar nga oponenti i tij politik, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, me 114 mijë vota.

Burime të gazetës “Zëri” brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se krahasuar me zgjedhjet e kaluara nacionale të 2007-ës, kur Hashim Thaçi i printe “top- listës” së njerëzve më të votuar, i pasuar nga Fatmir Limaj dhe Fatmir Sejdiu, tani pas tre vjetësh, ai ka rënë në vendin e dytë.

Ndonëse PDK-ja më 12 dhjetor ka dalë si partia numër 1, me 32 për qind të votave apo me 206. 929 vota, kreu i saj, Hashim Thaçi nuk ka arritur të marrë më shumë se gjysmën e këtyre votave.

E në anën tjetër, njeriu i cili nga 12 dhjetori e ka marrë primatin si më i votuari, Isa Mustafa, ka arritur që të marrë thuajse vota sa e tërë partia e tij. Derisa LDK-ja ka arritur t’i marrë 159 mijë e 823 vota, ai ka marrë 126 mijë vota, që i bie diku 30 mijë vota më pak se partia.

Rënien në vota të kryeministrit në largim, Hashim Thaçi dhe ngritjen e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, të martën nuk kanë dashur ta komentojnë drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës. “Meqenëse unë nuk i kam ato rezultate, nuk mund t’i komentoj, sepse nuk i kam parë. Kur të dalin zyrtarisht, i shohim. Unë nuk mund të operoj tash me informacione tuaja”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa... (Zëri)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›