E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Raportet eKiE nuk do ndikojnë nëbisedimet Serbi-Kosovë

BEOGRAD- Sekretari i Shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç deklaroi sot se raportet e dy raporterëve të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe Jean-Charles Gardetto, nuk do të ndikojnë në fillimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Lajmi u transmetua nga B92 në Serbi.

''Arsyeja kryesore që fillimi i bisedimeve nuk mund të përcaktohet është përsëritja e zgjedhjeve në Kosovë'', deklaroi ai.

Ivanoviç i deklaroi B92 se shtyrja e negociatave nuk ishte në interes të Beogradit. Ai shtoi se platforma e bisedimeve do të miratohet nga qeveria dhe se Beogradi nuk kishte vendosur ende drejtuesin e delegacionit serb.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›