AAK: Prishtina bisedime sekrete me Beogradin
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, në një konferencë për media, vlerësoi se ky hap i qeverisë së Kosovës është i dëmshëm për qytetarët e vendit dhe vetë proceset që po kalon Kosova. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje rreth këtyre bisedimeve “sekrete”.
Gjini gjithashtu premtoi se së shpejti ky subjekt do të dalë edhe me të dhëna të tjera rreth këtyre bisedimeve që, siç pretendohet nga zyrtarët e AAK-së, janë duke u zhvilluar, por që nuk dihet se cila është tema e tyre. "Kemi kemi informacione të sakta se në këtë kohë po zhvillohen takime dhe bisedime sekrete me Serbinë, takime dhe bisedime këto të cilat do t'ia humbin plotësisht kuptimin çfarëdo bisedimeve, të cilat do të ndodhin më tutje dhe takime të cilat e bëjnë pjesën tjetër të popullit të Kosovës dhe të politikës së Kosovës që të jetë në pozitë që të mos pajtohet me gjithë atë që bëhet në emër të popullit të Kosovës, pa dijeninë e popullit të Kosovës", theksoi Gjini.
Ai shtoi se AAK-ja ka probleme serioze për ta kuptuar kryeministrin si kërkon largimin e prezencës ndërkombëtare nga Kosova para integrimit të veriut të Kosovës. Kjo thirrje, tha ai, është për shqetësim, duke i bërë thirrje kryeministrit të vendit që të ketë kujdes, pasi kërkesa për largimin e prezencës ndërkombëtare para integrimit të veriut është e rrezikshme për Kosovën.