E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- i dashuri i Çiljetës dhe dy punonjës të Ministrisë së Brendshme vjedhin 250 milion lekë cigare

Share

Tani na është mësuar veshi të zgjohemi në mëngjes e të shohim lajme të tillë si Tentohet të vritet i dashuri i Ingridit, Ekzekutohet i shoqi i Inisit, Arrestohet ish- i dashuri i Çiljetës, etj. Bota e të ashtuquajturit showbiz në Shqipëri është shumë e pasur. Kështu ka ndodhur edhe dje kur sipas gazetës Shqiptarja.com, është shpallur në kërkim Romeo Shehu, ish- i dashuri i Çiljeta Xhilagës, për vjedhjen e cigareve në një vlerë prej 250 milion lekë. Mësohet se Shehu, së bashku me dy persona të tjerë, kanë vjedhur magazinën e cigareve në pronësi të Neki Qoses. Ky i fundit mësohet se kishte marrë me qira një sipërfaqe magazine pikërisht një prej të arrestuarve, ku edhe kishte sistemuar mallin që tregtonte me shumicë. Policia bllokoi një kontenier në të cilën ndodhej i fshehur malli me vlerë, i cili, sipas hetuesve, kapte shifrën e 250 milionë lekëve të vjetra.

Por më interesante bëhet historia sepse personat që kanë bashkëpunuar me Romeon e Çiljetës janë dy punonjës të ministrisë së Brendshme. Sipas gazetës Shekulli ata janë Gerti Fregjaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Ervin Goxhaj, 30 vjeç banues në Tiranë, i pari punonjësi i Ministrisë së Brendshme në Drejtorinë e Rezervave të Shtetit, ndërsa i dyti punonjës në sektorin e Pronave të këtij dikasteri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›