E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit nga vdekja e Aleks Nikës, Rama: Ecuria e hetimit, lehtësim për shpirtrat e tyre

Share

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka gjetur rastin sot të përkujtojë një prej viktimave të 21 Janarit, të ndjerin Aleks Nika. Në profilin e tij në rrjetin social Twitter kreu i opozitës shkruan sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 Janarit Aleks Nika pas një agonie të gjatë. Ecuria e hetimit lehtësim për shpirtrat e tyre!. Nika ishte i plagosuri i cili u dërgua në gjendje kome në spital në Turqi ku nuk mundi ti shpetonte vdekjes për shkak të plumbit që kishte në kokë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›