Ish- protestuesit e 20 shkurtit 1991 kërkojnë festë zyrtare dhe dekorata
>Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe të Torturës kërkon shpalljen e datës 20 shkurt 1991, si Festë Zyrtare Kombëtare "Dita e Rrëzimit të Simboleve Komuniste dhe e Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist" dhe dekorimin e protagonistëve të asaj dite. Një kërkesë të tillë, në emër edhe të 108 ish- protestuesve të 20 shkurtit të vitit 1991, Kreu i QSHRVTT-së, Sajmir Maloku ua ka dërguar në zyrë 107 personaliteteve më të rëndësishme të vendit, afro 40 partive politike, institucioneve shtetërore, shoqatave komuniteteve fetare, sindikatave, OJQ-ve, organizatave etj.
"Data 20 shkurt 1991 është dita më e shënuar historike e shekullit të kaluar të popullit shqiptar. Kjo ditë shënoi përmbysjen e sistemit komunist, vendosjen e demokracisë dhe të fesë në vendin tonë. Ajo duhet të jetë Festa Zyrtare Kombëtare më e madhe e Demokracisë, sepse protagonist ishte i gjithë populli. Kjo ditë ndau demokratët e vërtetë nga nostalgjikët e komunizmit tek ne. Prej afro 18 vjetësh është lënë në heshtje dhe nënvlerësuar kjo ditë e shënuar e demokracisë si dhe protagonistët e saj. Kjo ngjarje meriton të trajtohet në tekstet shkollore dhe të pasqyrohet gjerësisht në Muzeun Historik Kombëtar", shkruhet në kërkesën e kësaj shoqate, sipas së cilës i takon Presidentit të Republikës, Kryeministrit apo Kryetares së Kuvendit të takojnë protagonistët kryesorë të asaj dite dhe të bëhet dekorimi i tyre për aktin e lartë qytetar në kohë paqe që ata treguan. "Ne protestuam dhe dolëm fitimtarë atë ditë prandaj kemi të drejtën morale dhe shpirtërore tju drejtojmë këtë thirrje. Mos harroni se pavarësisht se ne militojmë ose jo në parti të ndryshme politike të majta, të djathta dhe të qendrës, janë votat tona që ju kemi zgjedhur si përfaqësuesit legjitimë të popullit tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo ngjarje meriton të kthehet në mesazh për brezat e ardhshëm", vijon kërkesa e shoqatës,
Bazuar në Vendimet të Këshillit të Ministrave nr. 754, dt. 09.11.2006 si dhe nr. 229, dt. 23.04.2004 festat zyrtare dhe ditët përkujtimore përcaktohen në këto ligje. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Shqipërisë iniciativën ligjore mund ta ndërmarrë Këshilli i Ministrave, çdo deputet i Kuvendit dhe 20.000 qytetarëve zgjedhës, por jo Presidenti i Republikës. "Ditët e shënuara në nivel kombëtar caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Prandaj i kërkojmë Z. Sali Berisha, Kryeministër, Qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë si dhe grupeve parlamentare të saj të marrin nismën ligjore për realizimin dhe miratimin e kërkesës tonë për vlerësimin e kësaj ditë të shënuar", përfundon kërkesa e shoqatës, anëtarët e së cilës kërkojnë që 20 shkurti 1991, të jetë Dita e Përbashkët e Fitores së Demokracisë, e Rrëzimit të Simboleve Komuniste dhe e Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist.