Protesta pranë TEC-it në Porto Romano: Jo marrëveshjeve që vrasin jetën

>Partia e Gjelbër nis fushatën elektorale pranë zonave problematike mjedisore
Me flamurin e Partisë së Gjelbër në dorë, me banderola dhe parulla ku shkruhej Jo marrëveshjeve që vrasin jetën, CO2 vret, Jo TEC-it me Qymyr, Më lini të jetoj në vendin tim, etj, të gjelbrit bënë hapjen zyrtare të fushatës së tyre elektorale në Porto Romano, Durrës. Në fjalën e tij të hapjes së kësaj fushate, Kryetar i Partisë së Gjelbër Shqiptare, Edlir Petanaj, theksoi se Partia e Gjelbër, është e vetmja parti shqiptare anëtare e Partisë së Gjelbër Europiane, është e vetmja forcë politike që ka si mision të vet mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e shpejtë të vendit. Sipas Petanajt, Partina e Gjelbër është e vetmja parti që bën realisht politikë të re dhe të ndershme dhe se nuk është e interesuar të përkrahë ata që ditën flasin për ndryshim dhe në mbrëmje nënshkruajnë marrëveshje të fshehta në dëm të
interesave të zhvillimit të vendit, në dëm të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të fëmijëve. Të gjelbrit ftuan qytetarët durrsakë dhe gjithë shqiptarët që ta ndëshkojnë me votë këtë politikë të vjetër dhe të mbështesin Partinë e Gjelbër dhe koalicionin e të gjelbërve. Në këtë protestë paqësore morën fjalën e tyre edhe pjesëmarrës të tjerë dhe ekspertë të mjedisit, të cilët theksuan se "në këtë vend të bukur që na ka falur natyra, pikërisht këtu ku toka puqet me detin, ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë kurrë ndërtimin e këtyre veprave që vrasin jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë, por të zhvillojmë në këtë zonë ekoturizmin dhe të ndërtojmë një model të ri për zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm për bregdetin shqiptar, por për gjithë vendin tonë. Në këtë protestë mori pjesë dhe znj. Eleonore Shaffer, përfaqësuese e Partisë së Gjelbër Suedeze dhe kandidate për deputete për në Parlamentin Europian, e cila u solidarizua me këtë protestë dhe konfirmoi mbështetjen e saj dhe Partisë së Gjelbër Europiane për Partinë e Gjelbër Shqiptare dhe alternativën e saj frymëzuese dhe shpresëdhënëse.
Të gjelbrit
Sipas kryesuesve të Partisë së Gjelbër dhe koalicionit të të Gjelbërve Shqiptarë, protestat për mbrojtjen e mjedisit do të karakterizojnë fushatën e e tyre elektorale. Sipas Petanajt, kjo do të jetë mënyra që të Gjelbrit kanë zgjedhur për të zhvilluar fushatën si kundërshtim ndaj problemeve dhe politikave të gabuara ambientaliste dhe të zhvillimit, dhe në të njëjtën kohë duke shpalosur programin dhe alternativën e vet për një zhvillim të qëndrueshëm, mjedis më të pastër dhe cilësi jete më të mirë, për një mirëmenaxhim të sburimeve natyrore të vendit dhe zhvillim të formave alternative të përftimit të energjisë. Partia e Gjebër është anëtare me të drejta të plota të Partisë së Gjelbër Europiane. Pozicioni politik i Partisë së Gjelbër është spektri i majtë. Koalicioni i të gjelbërve përbëhet nga Partia e Gjelbër dhe Klubet ekologjike, shoqatat ambientaliste, shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, grave dhe rinore si dhe nga ekspertë të mjedisit. Ndërtimi i TEC-it në Porto-Romano ka ngjallur reagim të gjithanshëm, kundra. Vetë banorët, specialistët, mjedisorët etj., janë shprehur kundër këtij TEC-i, i cili parashikohet të shkaktojë nju ndotje të madhe ekologjike jo vetëm të Porto-Romanos, por edhe gjithë Durrësit dhe zonave përreth.