Berisha akuzon Edi Ramën, mohon njohjen me Hysen Sheshorin
>Kryeministri i vendit paralajmëron mediat se do i konfiskojë
Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ditën e djeshme kundër kontestimeve që opozita ka bërë për ligjin e lustracionit. Këtë ligj, sipas Berishës e mban peng e kaluara e familjes së Edi Ramës me sigurimin e shtetit megjithëse i është kërkuar konsensusi për këtë ligj. Ajo që mund të them është se problemi që e pengoi fund e krye konsensusin me PS-në, të cilin e kërkova 2 vjet rresht, është arkivi i dosjeve familjare të Edi Ramës. Këtë dua t'jua them me përgjegjësinë më të plotë, se kështu është. Është një arkiv i tmerrshëm, është njeri i mbajtur peng. Unë kujtoja se ai mund të ishte trim, por ai doli zemërpulë, e mbajtën peng ata. Ky është problem i madh, sepse unë kurrë nuk e bëj fëmijën përgjegjës për të atin. Kurrë!. Është një parim i pandryshueshëm. Por kur fëmija do ta mbajë veten përgjegjës, është i pashërueshëm, çfarë mund ti bëj unë ati, ka thënë Sali Berisha. Gjatë akuzave ndaj Edi Ramës kryeministri Berisha ka hedhur edhe akuza për blerjen e mediave nga kryesocialisti Rama. Berisha sqaroi se, problemi është se kontrolli që kryetari i opozitës dhe i bashkisë së Tiranës shprehu mbi mediat, i shtyu dhe i detyroi ato të deformojnë në mënyrë të tmerrshme të vërtetat që lidhen me shqiptarët. Ky kryekorruptor i mediave u thotë atyre se do të të bëj ministër, po ti fitojë zgjedhjet, pronarit i thotë do tia vë emrin në listë për deputet. Kjo është e vërteta. Kam të drejtë, për një njeri që, në mënyrën më të pandershme ndërhyn në media, një kryedeformator i fjalës së lirë dhe i lirisë së tyre. E theksova këtë për të dalë tek pjesa tjetër e pyetjes se ka një komunikatë qeveritare lidhur me çështjen. Komunikata ka qenë në mirëkuptim të plotë me Kryeministrin. Pavarësisht se Davosi është larg, me qeverinë funksionoi, por jo me mediat, pasi, siç bën ai pesë mesazhe në minutë, ka thyer çdo lloj standardi. Ndërsa natën mendohet kë do të bëjë ministër, kini kujdes se mund tju bëjë ofertë dhe juve. Komunikata qeveritare është bërë në mirëkuptim të plotë me Kryeministrin ka thënë kryeministri Berisha.
Ndërkohë që ndërsa është pyetur për akuzat mbi studimin e bregdetit kryeministri Berisha ka thënë se: E vërteta është se ky është një raport i mbushur me trillime, të cilat vijnë si rezultat i një rivaliteti midis grupeve të ndryshme të Bankës Botërore. E vërteta është që ato çfarë raporti, apo njollat që raporti ia atribuon kësaj qeverie, janë pikërisht njollat që zbardhi kjo qeveri dhe që i kishte nxirë qeveria e mëparshme. Berisha përgjigjes së tij në lidhje me studimin e bregdetit nuk la pë përmendur edhe implikimin e pronarëve të televizioneve që kanë interesa në bregdet, por që sipas kryeministrit kanë humbur llokmat që kanë grabitur në qeveritë socialiste. Ndërsa përsa i përket rastit Sheshori, Berisha e mohoi në mënyrë të prerë duke deklaruar se nuk e njeh fare këtë person. Berisha ju drejtua gazetarëve duke ju thënë se: Nuk duhet ti lejoni vetes që tju keqpërdorin, pavarësisht nga tmerri dhe ferret që ju përjetoni nga pronarët, në një amoralitet të plotë, të cilët, për një leje ndërtimi apo një kontratë të paligjshme, kanë për borxh tju japin juve çdo lloj udhëzimi. Por ju duhet ti refuzoni ata. Sërish Berisha në këtë konferencë për shtyp i kthehet presioneve ndaj mediave duke paralajmëruar se do të përzërë nga prona e tyre pronarët e mediave dhe do jua japë gazetarëve. Unë do të bëj ligjin përkatës që ata të mos jua bëjnë këtë juve dhe do ta bëj shumë shpejt, ka thënë Berisha duke paralajmëruar se do të fillojë një reformë mediatike, të tipit të reformave agrare të babait të tij shpirtëror.